Thursday, April 22, 2021

112 vite më parë, hapej shkolla shqipe në Libofshë, e para në Myzeqe

Libofsha ka qene epiqendra e Myzeqese per levizjen politike dhe luften per çlirim kombetar gjate rilindjes kombetare. Pikerisht per kete autoritetet osmane, kleri grekoman dhe feudalet vendas e kishin ne kontroll te forte. Por komiteti i fshehte, me ne krye papa Kozma Dhima dhe papa Spiro Saqellari luftetare te vendosur te pushkes dhe te penes,  i kishte marre te gjitha masat dhe intensifikuar punen e tij.

Ne ditet e para te shekullit XX, u krijua ceta kryengritese ne Libofshe per te tere Myzeqene, e cila ndikoi ne perhapjen e ideve kombetare.

Njekohesisht vazhdonte puna intensive me patriotet per shperndarjen e gazetave dhe abetareve shqipe, te cilat kalonin fshehurazi dore me dore. Perpjekje per perhapjen e gjuhes shqipe beheshin edhe brenda kishes ortodokse, keshtu Ikonom Dhima, papa Saqellari, Jovan Ndreko psalnin shqip, duke shkaktuar grindje mes simpatizanteve te tyre dhe elementit fanatik te helmatisur. Keta patriote te pushkes dhe penes, shpetuan manastiret dhe kishat nga influenca greke, dhe filluan ti administrojne vete.

Me zgjuarsi dhe shkathtesi patriotet myzeqare shfrytezuan rrjedhimet e revolucionit xhonturk dhe disa leshime te bera nga sulltani ne fushen e arsimit. Zgjidhja e disa detyrave krijoi kushtet per hapjen e shkolles se pare shqipe, megjithese pushtuesi turk nepermjet shkollave turke e greke, u mundua qe popullit ti crrenjoste ndjenjat kombetare.

Disa nga patriotet myzeqare u akuzuan nga autoritetet turke se me merreshin me veprimtari politike ne kundershtim me ligjet si: Zoi Ndreko, Jorgji Dhamo, Tuni Gjergji, Vasil Gjone, Jovan Ndreko, papa Kozma Dhima, Papa Saqellari etj. Po ne korrik te vitit 1908, kryengritesit myzeqare u mblodhen ne fshatin Zharrnec dhe vendosen qe ne Myzeqe te hapeshin shkolla shqipe.

Te ndihmuar fuqimisht nga populli i Libofshes dhe ne bashkeveprim me Jorgji Karbunaren, i mbiquajtur Babe Dude, patriotet hapen ne 25 gusht 1908 ne Libofshe, shkollen e pare shqipe ne Myzeqe,  me 20 nxenes, duke caktuar mesues Jovan Kristo Ndreko.

Ky ishte nje sukses i madh qe u arrit ne saj te luftes dhe sakrificave te panumerta te patrioteve dhe mbare popullit libofsharak. Udhezimet dhe librat u siguruan nga klubi i Beratit dhe nga Bukureshti. Mesuesi patriot Jovan Ndreko, nuk u mesonte nxenesve vetem abc-ne, por edhe detyren e luftes kunder shtypjes osmane. Ai, se bashku me patriotet e tjere, filluan nje pune te madhe propagandistike per te qene te bashkuar kunder te huajve dhe klerit grekoman, per te rritur numrin e nxenesve ne shkollen shqipe. Puna e tyre beri qe rradhet e nxenesve te shtohen, dhe ne vitin 1909 numeroheshin 25 nxenes.

Karakteri kombetar dhe demokratik i kesaj shkolle ishte nga tiparet kryesore. Eshte e para shkolle ne Myzeqe ku femijet e te dy besimeve, myslimane e te krishtere, u ulen bashke ne banka.

Por kjo i zemeroi kaq shume kleriket grekomane sa shperthyen nje fushate te eger ndaj kesaj shkolle. Ata propagandonin ne popull se vetem gjuha greke eshte e shenjte, se me ate jane shkruar librat e shenjte. Kete e shikojme te letra e mesuesit Jovan Ndreko qe i dergon Jani Vruhosne Misir:

”Ka djem, po nuk i dergojne, se te krishteret si njerez te paditur qe jane, degjojne prifterinjte se c’u thone”. Keta si grekomane qe jane, u thone: ”Mos i dergoni djemte atje se te nxjerre nga besa ky mesim” Dhe me poshte shpreh urrejtjen e thelle ndaj dhespotit qe drejtonte kete lufte dhe me ironi i shprehet: ”Keshtu thote dhespot efendiu i Beratit”. 

Nga ana tjeter qeveritaret turq bashke me forcat reaksionare vendase, e shikonin kete levizje si nje rrezik te madh per qellimet e tyre, nxorren shume pretekse per ti prere hovin popullit myzeqar.

Por me gjithe problemet mesimi ne shkollen e Libofshs po ecte mbare. Nxenesit mesonin gjuhe shqipe, aritmetike, historine e Shqiperise, ne vecanti ate te Skenderbeut. Nje rendesi te vecante kishte mesimi i vjershave patriotike te Naimit, Pashko Vasos etj. U siguruan libra dhe fletore ne sasira te konsiderueshme.

Edhe shtypi i kohes i beri jehone te madhe veprmtarise se kesaj shkolle. Gazeta e Mihal Gramenos shkruante se: Me gezim te madh mesojme se shkolla shqipe qe u cel ne Libofshe, dite per dite perparon. Kjo shkolle u detyrohet te flakteve memedhetare te cilet e celen dhe perkujdesen per kete shkolle. 

Marre me shkurtime nga libri: Historia e Arsimit te Myzeqese, i autorit Rrapi Bardhi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes njerëzit e thjeshtë, cila është sfida ime

Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme. Një prej tyre...

Mehmetaj: Hoqën me forcë posterat e LSI-së se do të vinte Rama

Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se në Fier kësaj partie i është kërkuar që heqë posterat nga godina...

Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm

 Nga Fieri, kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu bërë kampione në Ballkan në fushën...

Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110 herë më shumë për ju

Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se me fitoren e...

Recent Comments