Thursday, September 24, 2020
Home Sociale 15-vjeçarja e humbur prej 3 ditësh, familjarët apel për ndihmë

15-vjeçarja e humbur prej 3 ditësh, familjarët apel për ndihmë

Prej tre ditësh një 15-vjeçare është deklaruar e zhdukur prej familjarëve. Familjarët theksojnë se kanë kërkuar ndihmën e policisë, ndërsa dyshojnë se ajo është parë në Vlorë dhe në Lushnje.

Një 15 vjeçare Ergita Liço në qytetin e Vlorës është shpallur e zhdukur nga familja prej 3 ditësh. Denoncimi i humbjes së saj ka ardhur nga babai Miklovan Liço.

Sipas tij ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes, 3 ditë më parë.

Pas kësaj familja ka nisur edhe kërkimet ku mësohet se vëllai i saj e ka parë të motrën në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi.

Denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe Lushnjes pasi sipas burimeve ajo është parë nga kamerat e sigurisë në një hotel në Lushnje e shoqëruar nga një djalë. Familjarët bëjnë apel për ndihmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dridhet serish toka, lekundje termeti ne afersi te Fierit

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vend. Mësohet se...

Lajmi i mirë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. 134 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 134 raste të reja pozitive nga 852 teste të kryera. Lajmi i mirë është se...

Kafe për merakçinjtë dhe frutat e thata më cilësore? Ja ku i gjeni në Fier !!

Firma Gushi e perbere nga dy dyqane ne Fier, ne lagjen "Apollonia" dhe "29 Nentori" ofron sherbimin dhe cilesine me te mire...

Sinoptikani grek paralajmëron: Në Shqipëri, stuhi dhe përmbytje, bëhuni gati të shtunën

Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek Open paralajmëron se Makthi ′′i luleve” do rikthehet në ditët e ardhshme.

Recent Comments