Fier, kërkohej për prostitucion, arrestohet 34 vjeçari

Uncategorized

Policia ndalon 34 vjeçarin me inicialet E.XH.,ishte shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”. E.XH., kishte shfrytëzuar për prostitucion 30 vjeçaren D.M., banuese në qytetin e fierit.Gjykata e rrethit Fier kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm.Njoftimi i policisë:Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:-E.Xh., 34 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *