Libofsha, gati të presë ”Festën e Shqipes” (VIDEO)

October 24, 2017

Libofsha do të jetë ndalesa e rradhës e Turit etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja”, ky event i organizuar nga Bashkia Fier dedikuar traditës, ripërtëritjes së vlerave, kulturës, resurseve të panumërta dhe trashëgimisë kulturore.
Djepi i kulturës Myzeqare është konsideruar nga studiuesit zona e Libofshës e cila dikur ishte qendër kryesore e artit dhe kulturës, një zonë që ka prodhuar figura historike, duket gati ti rikthehet zakoneve të vjetra.

Në qendër të këtij aktiviteti titulluar ”Festa e Shqipes”, që do të organizohet më 28 Tetor do të jenë:

  • Vizitë në shkollën e parë shqipe në Myzeqe
  • Vizitë në stendat promovuese të 11 fshatrave të zonës së Libofshës
  • Vizitë në pavionin e ushqimeve tradicionale të zonës
  • Koncert folklorik i sazeve të Libofshës

Promovimi i jep vlerë çdo elementi fantastik të Traditës sonë. Së shpejti në Libofshë!Për #Trashëgiminë_Tonë_Historike_Kulturore_Zakonore

Posted by Armando Subashi on Sunday, October 22, 2017