Rruga ”Ramiz Aranitasi”, drejt përfundimit (FOTO)

October 24, 2017

Puna për rehabilitimin e rrugës ”Ramiz Aranitasi”po ecën me ritme të shpejta. Kjo rrugë me gjatësi 700 metra është një nga arteriet kryesore të qytetit që lidh sheshin “Fitorja” me sheshin “Pavarësia”. Ai është vazhdimësi e bulevardit “Jakov Xoxa” dhe shërben si rrugë lidhëse mes qendrës së qytetit, pjesës jugore të unazës së qytetit dhe rrugës jugore nacionale.

Aktualisht është duke u punuar për restaurimin e fasadave, veshjen e kateve të para me qeramikë, korsitë e biçikletave me gjerësi rreth 1.5 m,shtrimin me pllaka, vendosjen e kontenierëve. gjelbërimin etj.

Me përfundimin e punimeve përveç shndërrimit të infrastrukturës që do i japi gjithë zonës, pritet të nxisë dhe zhvillimin e biznesit dhe të gjitha aktiviteteve ekonomike e sociale të zonës.