Banorët e zonave të përmbytura mbërrijnë në konviktin e shkollës ”Rakip Kryeziu”

December 2, 2017

Konvikti i shkollës profesionale në Fier është përshtatur për të pritur personat që mund të kenë nevojë të evakuohen në rast të përkeqësimit të situatës së krijuar nga reshjet. Familjet e para kanë mbërritur dhe janë strehuar në këtë konvikt, ndërkohë që janë duke ardhur edhe shumë të tjera.