Katastrofa natyrore bashkon politikën,PS-PD-LSI sot në Fier

December 2, 2017

Situata kaotike e krijuar nga reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit ka bashkuar politikën shqiptare. Përfaqësues të partive kryesore në vend janë bashkuar këtë paradite në qytetin e Fierit, ku gjendja paraqitet tepër e rënduar, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, i cili ka përmbytur shumë zona në Fier dhe Vlorë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputeti i PD, Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji. Ndërkohë, aty pritet të mbërrijë dhe kryeministri Edi Rama.