Kapet në Qafë Thanë fieraku i kërkuar për drogë

Uncategorized

Tentoi të hynte në Shqipëri nga Qafë Thana, policia i vendos prangat 40-vjeçarit nga Fieri. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge.

Njoftimi i policisë Korçë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të shtetasit Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.

Më datë 28.12.2017 shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *