Rreziku nga përmbytjet, grupet e punës në terren (FOTO)

February 4, 2018

Intesiteti i prurjeve në lumit Vjosë ka rizgjuar rrezikun e përmbytjes. Qysh në orët e vona të ditës së djeshme dhe gjate gjithë natës grupet e punës dhe emergjencave civile kanë bërë gjithcka të mundshme për të përballuar këtë situatë. Aktualisht, po punohet për forcimin e argjinaturave dhe ndërtimin e të rejave në pikat më problematike. Kryetari i Bashkisë Armando Subashi, Prefekti i Qarkut, Baki Bala dhe Administratori i Përgjithshëm Florjan, Mucaj kanë qëndruar në terren gjatë gjithë këtyre orëve, duke drejtuar grupet e punës.