‘Uji’, Fieri pozitiv, kontroll në 164 biznese,asnjë lidhje e paligjshme

February 11, 2018

Në Fier Reforma e ujit duket se po funksionon, prej disa ditësh vazhdon kontrolli në bizneset për të evidentuar lidhjet e paligjshme, por deri më tash ky qytet ka dhënë vetëm rezultate pozitive.

Deri më tani janë kontrolluar 164 biznese dhe 50 lavazhe dhe në asnjërin prej tyre nuk është gjetur parregullsi, ndërkohë që është bërë dhe një numër i madh kontratash.

“Janë kontrolluar 164 biznese dhe 50 lavazho dhe janë lidhur kontratat, pasi kanë qenë pa kontrata, por nuk është gjetur asnjë lidhje e paligjshme. Ndërkohë janë bërë 864 kontrata gjatë periudhës së vetë deklarimit”, shprehet Endrit Gjikondaj, drejtori i Ujësjellësit në Fier.