Tentoi të hidhej nga shtylla e tensionit te larte, zbret pasi sheh makinen e kryebashkiakut Subashi (VIDEO)

Aktualitet

Gjatë mesditës së sotme, një 32-vjeçar nga fshati Varibob në Fier ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk ka pranuar të zbresë. Pavarësisht përpjekjeve të uniformave blu dhe familjarëve të tij, për ta bindur të zbresë, ai ka qëndruar mbi shtyllë rreth 6 orë.

Për të shmangur ndonjë kontakt me korrentin, është ndërprerë energjia elektrike.

Mësohet se Arjan Lamcaj është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Banorë të zonës thonë se 32-vjeçari ka debatuar me familjen.
Gazetari Ervis Kuçi raporton se ndër të tjera, ai ka kërkuar që të shkojë në vendngjarje edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Vetëm kur ka parë aty makinën e kryebashkiakut të Fierit, 32-vjeçari ka zbritur nga shtylla.

Informacion paraprak

Në datën 22.02.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, shtetasi A.L, 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Dyshohet se shtetasi A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Eshtë ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *