“Mes ujit të ngrohtë me kripë dhe një tërmeti të fortë, me bindje do të zgjidhja të dytin”

Uncategorized

Mark Tuein mbi mjekimet popullore

Është periudhave e virozave; nëse nuk jeni prekur akoma, prisni! Në këtë kohë lagështire e ndryshimi atmosferik, as aziatikët me fasha mbrojtëse rreth gojës nuk janë imunë.
Dhe çfarë mund të bëni përveçse të dendeni me çajra?
Lexoni Mark Tueinin! Në shtator 1863, kur sapo ishte vendosur në San Francisko, Mark Tuein, i pamësuar me motin, shkroi “Si të kurosh të ftohtin”. Në letërshkëmbimin plot nota humori me editorin e tij, del se prej një muaji në San Francisko, Tuein vuante nga bronkiti kronik. Në atë kohë, ai shkroi pjesën e mëposhtme.

“Herën e parë që nisa të kollitesha, një mik më tha të fusja këmbët në ujë të ngrohtë dhe të shtrihesha.
E ndoqa këshillën e tij.
Pak më vonë, një mik tjetër më këshilloi të ngrihesha nga shtrati dhe të bëja një dush të ftohtë.
E ndoqa edhe këshillën e tij.
Pa kaluar ora, një mik tjetër më tha se kura në këto raste është të “ushqesh” të ftohtin.
Zgjodha një restorant të ri dhe u ula të haja derisa nuk mbaja më.
Ndërsa po dilja nga restoranti, një tjetër mik që takova rastësisht më tha se kura për ftohje është uji i ngrohtë me kripë.
E provova. Rezultati ishte i tmerrshëm; mund të kem vjellë treçerek ore rresht. Më dukej sikur volla shpirtin.
Po e shkruaj eksperiencën time për t’u ardhur në ndihmë të mjerëve që gjenden në të njëjtën situatë si unë, duke i paralajmëruar: qëndroni larg ujit me kripë! Mbase është shërues i mirë, por procesi është shumë i ashpër. Nëse do të ftohesha prapë dhe të vetmet mënyra shërimi do të ishin uji i ngrohtë me kripë dhe një tërmet i fortë, me bindje do të zgjidhja të dytin”.

E.Qose

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *