Ky është projekti i shumëpritur i rehabilitimit të Gjanicës (FOTO)

Aktualitet

I cilesuar si ”arteria e zeze” e Fierit, me ne fund Gjanica do të kthehet në identitet. Rehabilitimi i Gjanices ka qene nje nga sfidat me te medha nder vite te Bashkise Fier. Tashme projekti eshte gati, dhe ka filluar puna per zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi te kahershem te qytetareve fierake. Projekti vendos ne fokus rivitalizimin e shtratit  dhe pastrimin e ujit te lumit. Eshtë vendosur tashmë impianti i pastrimit të ujit të ndotur të lumit Gjanicës, që kompania amerikane “Recovered Earth”, i ka dhuruar Bashkisë.

Ne projekt eshte parashikuar edhe ndertimi i nje pallati sporti, i një ure te re, si dhe riparimi i ures aktuale. Gjithashtu do te kete ambiente rekreative, pista per vrap dhe korsi te dedikuara per bicikleta. Nje element shume i rendesishem eshte edhe gjelberimi, nderkohe qe ndricimi do te jete i shtrire pergjate gjithe lumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *