Patos, ”E premtja e grave”, një aktivitet plot shije dhe dashuri

Aktualitet

 

”E premtja e grave”, një format i Bashkisë Patos, i cilësuar edhe si platforma më e madhe e grave në nivel lokal, vjen ditën e nesërme me një aktivitet të rëndësishëm gatimi. Gratë e platformës do të përgatisin ushqime tipike të zonës, dhe do ti shërbejnë për të moshuarit e vetmuar të qytetit të Patosit.

Aktiviteti do të organizohet nesër në orën 12:00 në Bar Restorant Pista.

Ja lajmërimi i Bashkisë Patos.

“E Premtja e Grave” vjen në muajin Maj me një aktivitet plot shije dhe dashuri. Gratë e Platformës i janë përgjigjur me dashuri ftesës së Bashkisë Patos që eventi i muajit Maj “Gatuaj me <3” Konsumo Patos të dali me një produkt siç është gatimi. Duarartat do të përgatisin gatime me produkte tipike të zonës, duke i shërbyer këto për të moshuarit e vetmuar të qytetit. Mirënjohës që projekti “Bashkitë për në Europë” i bashkohet eventit, duke i dhënë zë Qeverisjes së Mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *