Fenomeni i rrallë, tornado në bregdetin e Fierit (Video)

Aktualitet

Një tornado në përmasa të vogla është regjistruar pasditen e sotme grykëderdhjen e Vjosës pranë zonës së Pishporo në Fier.

Nga pamjet e regjistruara nëpërmjet celularëve shihet fenomeni i rrallë natyror për brigjet shqiptare.

Ai u krijua rreth 2 kilometra larg nga bregu në det, por mund të shihej me sy të lirë dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Pas disa minutash gjithçka është kthyer në normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *