Apolonia ia del në Cërrik, 3 pikë të vyera për djemtë e Mihos

Sport

Apolonia e ka nisur ne menyren me te mire sezonin e ri ne Kategorine e Pare. Te besuarit e Marjol Mihos ja kane arritur te rrembejne tre piket e para, ne nje fushe te veshtire si ajo e Cerrikut.

Apolonia e ka nisur ndeshjen me keta lojtare, ne porte Harizaj, ne mbrojtje Sota, Nako, E.Mehmeti dhe Braka, ne mesfushe Hidersha, K.Mehmeti, Hysenshahaj dhe me K.Priftin e Kolegegen ne mbeshtetje te sulmuesit Bakalli.

Episodi qe vendosi fatet e takimit erdhi ne minuten e 18-te, ku Hidersha godet fuqishem nga jashte zone duke shenuar golin e fitores.

Me gjithe rastet e shumta, djemte fierake nuk kane arritur te shenojne golin e dyte, gjithsesi ia kane dale me sukses te mbajne te paprekur porten e tyre. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Gjata, Troka e i riu Omeri.

Ne ndeshjet e tjera te grupit tone jane arritur keto rezultate:

  • Tomori-Lushnja 1-1
  • Oriku-Elbasani 2-0
  • Egnatia-Bylis 1-0
  • Pogradeci-Besa 2-1

Ndeshja e ardhshme e Apolonise do te jete javen tjeter ne Kavaje, ndaj Beses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *