Viti 1931, Revista Normalisti: Njihuni me 20 vjeçarin myzeqar, gjithmonë ”fëtyrë gëzuarë”

October 1, 2018

Revista “Normalisti”, botim i shkollës ”Normale”, ishte organi i shtypit më jetëgjatë i qytetit të Elbasanit, mbase kjo lidhej me vitalitetin në punën që bënin dhe përkushtimin që kishin nxënësit e Normales për botimin e saj. Numri i parë i saj ka dalë më 1 mars 1929. Kjo revistë pati një rëndësi të madhe jo vetëm për Normalen por për tërë arsimin kombëtar dhe mendimin pedagogjik shqiptar.  Që në numrat e para të botuara kjo revistë u shtri pothuaj në tërë trevat shqiptare, kjo gjë u favorizua nga fakti se në shkollën Normale kishin mbaruar studimet shumë nxënës nga tërë viset shqiptare. Pajtimet në revistën “Normalisti” në  në Fier  bëheshin tek Harun Sefa.

Nga numri 3 per vitin 1931, na bëri përshtypje faqja nr.7 ku kjo revistë përshkruan karakteristikat e nxënësve të atij viti. Mes nxënësve të atij viti është dhe një djalosh 20 vjecar nga Grecallia, i quajtur Llaq Kola. 20 vjecari i atehershem sipas revistes, ka disa nga karakteristikat më të mira të myzeqarit, si ” fytyrë gëzuar e punëtor, nuk zemërohet kurrë, i mirë në shoqëri etj”.

Për me tepër shikoni faksimilen e faqes që flet për djaloshin myzeqar te vitit 1931, Llaq Kola.

 

Burimi: http://elbasaniad.org/normalisti-viti-iii-maj-qershuer-1931-nr-3/