”Festa e Shqipes”, Libofsha feston me këngë e valle (Foto)

October 27, 2018

E kthyer tashmë në traditë, turi etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja” e ka shndëruar sot Libofshën në një skenë të madhe ku u shpalosën vlerat natyrore, kulturore, arsimore dhe trashgimore të zonës. Një festë kjo që tashmë bashkon komunitetin e kësaj zone.

Me qindra banorë të zonës por edhe të ardhur nga Fieri kanë mbushur sheshin përreth shkollës.

Këngë e valle myzeqare, panairi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, tradita të paharruara të zonës që përcillen tek brezi i ri kanë qenë motivi i kësaj feste.

Në këtë event, organizuar nga Bashkia Fier, morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Armando Subashi, deputetet Antoneta Dhima, Adelina Rista e Xhavit Bushi, kryetari i Këshillit të Qarkut Vangjel Ndreka si dhe përfaqësues të klerit orthodoks.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë çertifikata mirënjohje për figurat e shquara të Libofshës.

Këto pamje japin një tablo të qartë të atmosferës që u krijua sot në Libofshë.