Magjia e festave, kryebashkiaku Subashi publikon videon ”Hajd’ dalim nga Fieri”.

Tradita

Nje nder prioritetet kryesore te bashkise Fier per vitin 2019 eshte kthimi i Fierit, ne nje qytet te vizitueshem gjate gjithe vitit.

Kryebashkiaku Armando Subashi ka publikuar nje video ne ”facebook”, shoqeruar me tekstin ”Hajd’ dalim nga Fieri”. Një video me pamje nga festat tradicionale qe zhvillohen ne Fier, si ”Festa e Luleshtrydhes” ne Kafaraj, ”Guna me rrëke” në Seman,  ”Festa e Valëve” në Darëzezë, ”Festa e Shqipes” në Libofshë, ”Festa e Cakranit”. Nje risi ne kete vit do te jete ”Festa e Grurit” në Myzeqe, nje feste me origjine te vjeter ne kete zone rrënjosur në traditën shekullore,  nje feste qe sjell gezimin e bukes se re dhe te begatise.

Fieri me natyrën, historinë dhe kulturën e tij, ofron mundësi argëtimi, çlodhje e pushimi në të gjitha stinët e vitit. Terreni kryesisht fushor dhe me kodra të buta mund të zbulohet në të gjithë bukurinë e tij me eskursione, mes shtigjeve të panumërta. Klima mesdhetare ofron shumë diell, dhe temperatura të ngrohta përgjatë gjithë vijës bregdetare, duke krijuar mundësi për banja diellore dhe një lëvizje turistike gjithë vjetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *