Tjetër firo nga LSI, kandidati i listës së Fierit gati të marrë mandatin

March 13, 2019

Nimet Musaj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit. Musaj ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, i cili është hapi i parë i nevojshëm për marrjen e mandatit.

Nimet Musaj ka lindur më 29 janar 1960 në Patos, ndërsa edhe më parë ka qenë kandidat për deputet në qarkun e Fierit për PDI-në. Ai ka kaluar nga partia çame e PDIU-së ku ka aderuar deri në vitin 2015, në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku u rendit i katërti në listën e Fierit për zgjedhjet e vitit 2017.

Për sa i përket arsimimit, ai deklaron se ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme dhe te mesmen mekanike në Patos në vitin 1982, ndërsa universitetin e ka kryer në vitet 2005-2009 në Vlorë, ku ka studiuar për Administrim Biznesi.

Ditën e djeshme, edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI-së në Tiranë dorëzoi formularin e vetëdeklarimit, duke pranuar ftesën e KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit./Opinion.al