Fier, aksioni i vendosjes së platformës artificiale për folezimin e lejlekut jep frytet e tij

March 14, 2019

Më 8 mars 2019, AOS dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërtuan të parën platformë artificiale për folezimin e lejlekut (Ciconia ciconia ) në një shtyllë të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Siç mund të shihet dhe në foto, Lejleku mbërriti nga udhëtimi i tij dimëror e rraskapitës dhe u ul këtë të mërkurë, më 13 Mars 2019, në platformën e krijuar dhe vendosur posaçërisht për të nga AOS dhe OST Albania. Këto ditë pritet të mbërrijë dhe partneri tjetër që të mund të fillojë procesi i çiftëzimit.

Tani foleja është shumë më e qëndrueshme dhe mirëpret familjen e re. Për ti krijuar më shumë hapësirë por së pari për ta mbrojtur atë dhe të vegjlit nga rreziqet që i kanosen nga përcjellsat e tensionit të lartë apo daljet e parakohshme nga foleja.