Gara për Fierin, sondazhi i GPF për zgjedhjet lokale

March 14, 2019

Report Tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sollën sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix” ishte Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”.

Përsa i përket Fierit, bashki që drejtohet nga Armando Subashi të cilin Rama e ka rikonfirmuar si kandidat, 55 deri në 59% janë shprehur se votojnë për PS, 24 deri në 28% për PD, 7 deri në 9% LSI, 4% deri në 6% votojnë PDIU-në 1 deri në 3% PR dhe 1 deri në 3% parti të tjera. 28.4 % të të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë.

Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/sonte-ne-report-tv-sondazhi-per-zgjedhjet-e-30-qershorit-bashkepunimi-i-trete-pas-dy-parashikimeve-precize?r=kh1