Gjykata e Fierit reagon pas akuzave të rënda të policisë

March 14, 2019

Gjykata e Fierit ka reaguar në lidhje me akuzat e policisë së shtetit, se njëri prej gjykatësve të saj ka liruar pa të drejtë protestuesin që goditi me gurë në kokë një punonjës të policisë.
Masa e arrestit në shtëpi ndaj punonjësit të bashkisë Mallakastër Pëllumb Isufaj është dhënë për shkak se nuk provohet se ka qenë ai pikërisht autori që ka goditur me gurë punonjësin e FNSH.

Në sqarimin e saj gjykata thotë se nga provat, personi që ka goditur punonjësin e policisë është më i ri në moshë.

Kujtojmë se këtë të mërkurë policia e shtetit sulmoi ashpër gjykatësin që dha vendimin duke thënë se ai është i lidhur me k rimin dhe se autoritetet do të dorëzojnë një kallëzim penal në adresë të tij.