Aleksander Pogaçe (1943-2016)

March 16, 2019

Aleksander Pogaçe (1943-2016). Aktor. Lindi ne Fier, me 16 tetor. Ishte biri i aktorit te humorit te Estrades se Fierit, Nestor Pogaçe. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, ne vitin 1964. Filloi pune si aktor ne Teatrin e Vlores, me pas ne ate te Fierit dhe te Gjirokastres. Gjate veprimtarise se gjate skenike ne keto teatro ka krijuar figura artistike te spikatura, qe kane kontribuar ne ngritjen e nivelit te shfaqjeve duke qene i perkushtuar dhe shembull i nje pune kembengulese, serioze e me pasion.

Priret me fort kah nje loje e tipit emocional, me shperthime te befta, sikunder edhe nga nenvizimet e rrafsheve ironike, cinike, gjendjeve te dyfishta, shpotise, si ne shfaqjet ”Lavirja e denje per respekt”, ”Pas dyerve”, ”Filomena Marturano” etj.

Ka marre pjese me role te rendesishme ne 9 filma, si: doktori te Mengjese te reja (1980), togeri Franc te Deshmoret e monumenteve (1980), Peteri te Kercenimi (1981), Shtajneri te Thesari (1981), Reshiti te Nje emer midis njerezve (1983) Ferucio te Guri i beses (1986), Theofani te Bote e padukshme (1987). Ka interpretuar gjithashtu ne mjaft regjistrime televizive. Ndahet nga jeta me 16 mars 2016.