Aktivitet i Gjimnazit ”Janaq Kilica” (Video+Foto)

Aktualitet Kulturë

Nën logon ‘’Arte fakte tradicionale të traditës dhe trevës myzeqare’’, u organizua aktiviteti i sotëm kulturor në Gjimnazin ‘’Janaq Kilica’’. Ishte një inisiativë e senatit të kësaj shkolle, që e mbështetur nga drejtoria, nxënësit dhe trupa mësimore, bëri të mundur realizmin e një panairi masiv. Në të u paraqitën me stenda dhe tryeza të 33 klasat e këtij institucioni të njohur arsimor jo vetëm në Fier por në të gjithë vendin.
Duke e vlerësuar me seriozitet këtë organizim nxënës dhe mësues ishin përpjekur që të gjenin dhe grumbullonin me dhjetra objekte  të vjetra të kulturës sonë materiale. Po kështu tryezat dallonin prej njëra-tjetrës nga një gamë e gjerë e e gatimeve tradicionale, ku mund të veçonim gatimet e brumrave, ëmbëlsirave, glikove dhe gjellëve të ndryshme.
Në fund komisioni i përbërë nga mësues, prindër dhe të ftuar ndau disa çmime simbolike.
Vërtet një punë e lavdërushme që bëhet në shkollat tona për ruajtjen, evidentimin dhe trasmetimin e vlerave më të mira të traditës së krijuara ndër shekuj. Një gjë e tillë u pa nga interesimi i autoriteteve të arsimit, atyre të qeverisjes vendore, i komunitetit të prindërve dhe medias lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *