Akuzohet se i mori 8 mijë euro një gruaje nga Fieri, arrestohet 35-vjeçari

Uncategorized

Një 35-vjeçar është vënë në pra.nga nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase duke i marrë 8 mijë euro.

K. Ç, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën arrest në bu.rg.

Ai akuzohet se për një periudhë një-vjeçare ka mashtruar një shtetase duke përfituar një shumë prej 8 mijë eurosh.

“K.Ç., banues në Vlorë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në bu.rg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Për një periudhë një vjeçare, K.Ç., i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *