Investimet në arsim, shkolla ”Anastas Laska” në Libofshë me ambiente të reja (Video)

Aktualitet

Falë një investimi prej 39 milionë lekësh një tjetër shkollë do të transformohet totalisht në Fier.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi informoi sot mbi investimin që po bëhet në shkollën “Anastas Laska” në Libofshë, ku po kryhet një ndërhyrje rrënjësore.

“Është një investim me bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe bashkisë së Fierit. Ndërhyrja ka nisur në datën 8 prill 2019 dhe pritet të përfundojë brenda 3 muajsh”, tha Subashi.

Sipas tij, “investimi me vlerë prej 39 milionë lekësh do të sigurojë kushte bashkëkohore për 245 nxënësit e kësaj shkolle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *