Numri më i ri i revistës ”Fieri”, në duart e lexuesve

April 13, 2019

Ka dalë në qarkullim numri më i ri i revistës ”Fieri”, botim i Bashkisë Fier. Siç e kemi thëne edhe më parë, ”Fieri” është një revistë e mirëfilltë, e mbushur me informacione, foto dhe rubrika të larmishme, me histori suksesi jo vetëm të qeverisjes lokale, por edhe të qytetarëve fierakë.

Në këtë numër nuk mungojnë as materialet për historinë e Fierit, si shkrimi i Drejtorit te Muzeut Fier Nuri Plaku për hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe, apo historia e kullës 300 vjeçare të Ongarëve nga Adriana Mile.

Nje tjetër shkrim interesant është ai i Arben Velos, për këngëtarin 91 vjeçar Timo Lulo, ose ”këngëtari i klasit, gjithë jetën i marrosur pas këngës myzeqare”, siç e quan autori.

Gjithashtu do të gjeni edhe shumë materiale nga turizmi, kultura dhe sporti.

Shikoni dhe lexoni të gjitha faqet e numrit të ri të revistës ”Fieri”