Futboll U19 / Të rinjtë fierakë një hap larg Kategorisë Superiore

April 14, 2019

 

Ekipi i te rinjve te Apolonise ne futboll ka zhvilluar diten e sotme ndeshjen per javen e 20-te te Kampionatit Kombetar te Kategorise se Pare. Ne ndeshjen e zhvilluar ne Kompleksin e Akademise ”Football Republic” djemte fierakë kane arritur te fitojne me rezultatin 3-2 ndaj ekipit vendas ”Football Republic”.

Golat per Apolonine jane shenuar nga Zogaj ne minutat 44 dhe 57, dhe nga Sota ne minuten e 50. Pas kesaj fitore, duke perfituar edhe nga humbja e Lushnjes ne Sarande, ekipi yne ngjitet ne vendin e pare te renditjes me 49 pike, ndjekur nga Lushnja me 48. Por duhet theksuar se Apolonia ka nje ndeshje me pak te luajtur, pasi javen e pare te fazes se trete e ka pasur pushim.