”Magjia e Festave”, të shtunën në Kafaraj zhvillohet ”Festa e Luleshtrydhes” (Video)

April 15, 2019

Kafaraj diten e shtune do te festoje edicionin e rradhes te ”Festes se Luleshtrydhes”, e cila po shnderrohet tashme ne nje tradite. Aktiviteti do te organizohet nga Bashkia Fier, se bashku me fermeret e kesaj zone te njohur ne gjithe Shqiperine per kultivimin e luleshtrydhes.

E konsideruar si një prodhim lider i zonës , kultivimi i luleshtrydhes, që eksportohet në shumë vende të Ballkanit dhe Europës, përbën një histori suksesi për fermerët e kësaj zone.

Në qendër të këtij aktiviteti, që do të organizohet në 20 prill, është promovimi i kulturës, traditës, historisë, kulinarisë dhe mbi të gjitha produkteve bujqësore, me në qendër luleshtrydhen, produktin lider të zonës.