”Festa e luleshtrydhes” në Frakull, festohet mes aktiviteteve të ndryshme

April 20, 2019

Bashkia e Fierit vijon turin e aktiviteteve promovuese të trashëgimisë, “Hajd Dalim Nga Myzeqeja”, nje nisme per te promovuar produktet e zones, vlerat natyrore, kulturore dhe trashegimore. Sot në Frakull eshte organizuar per te tretin vit rradhazi ”Festa e Luleshtrydhes”, nje feste e bukur  tashme e kthyer ne tradite ne kete zone aq te njohur per prodhimin e ketij fruti mjaft te kerkuar edhe per eksport.

Qe ne oret e para te dites, me qindra banore vendas por edhe te ardhur nga fshatrat e tjere dhe nga qyteti i Fierit moren pjese ne panairin e organizuar ne fushen sportive te Frakulles. Neper stendat e ndryshme pervec kryefjales qe ishin varitetet e ndryshme te luleshtrydhes, jane ekspozuar edhe produktet bujqesore te zones.

Pjese e festimeve u bene edhe kryebashkiaku Subashi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, drejtues te pushtetit vendor, si dhe deputete te qarkut Fier.

Nuk munguan ne kete feste edhe lojerat popullore mes nxenesve te shkollave,  tingjujt e kengeve dhe te valleve, te cilat e ndezen edhe me shume atmosferen e krijuar.