“Blerjet Online” fluks qytetarësh në postën e Fierit

April 25, 2019

Synimi i nje konsumatori eshte te bleje produkte sa me cilesore dhe me cmime sa me te lira. Nje nga rruget me te leverdisshme dhe qe po perdoret shume kohet e fundit jane blerjet nga interneti.

Blerjet online jane nje nga lehtesite e dobishme qe kane perfituar konsumatoret me zhvillimin e teknologjise.

Edhe ne posten e Fierit do te shohesh perdite rradhe te gjata per te marre mallrat e porositur ne faqe te ndryshme interneti. Nga nje vezhgim i thjeshte produktet kryesore qe blihen jane veshje, ora, syze, pjese kembimi per celulare dhe automjete, mjete peshkimi dhe gjahu etj.

Por jo gjithmone ajo qe zgjidhni per te blere, kenaq pritshmerite tuaja, pasi blerjet online kane krijuar hapesira edhe per mashtrim, prandaj eshte shume e rendesisshme te keni parasysh disa keshilla para se te beni porosite:

  • Blini neper faqe te njohura, si amazon, ebay apo aliexpress.
  • Mos neglizhoni ”review”, pershtypjet nga bleresit e meparshem
  • Shitesi e mbivlereson produktin e vet, prandaj beni nje kerkim ne internet perpara se te porosisni
  • Shikoni me kujdes tarifen e transportitm, pasi shpeshhere produkti qe ju deshironi te blini mund te kete nje cmim teper te ulet, por tarifa e transportit mund te jete shume e larte.