Teatri ”Bylis” rikthehet me shfaqjet më të suksesshme të momentit

April 25, 2019

Prej disa muajsh teatri ”Bylis” i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote, i cili ka perfshire skenen, sallen, ndricimin, sistemin e ngrohjes dhe ambientet e punes. Nderkohe qe vazhdon puna per rikonstruksionin e ambienteve te jashtme te cilat pritet te pefundojne  se shpejti.

Rikonstruksion i cili ka bere qe artdashesit fierake te kene ”uri” per shfaqjet teatrore, por qe kete uri pritet ta shuajne ne ditet e ardhshme. Nga data 30 prill deri ne 9 qershor ne kuadrin e projektit ”Tourne” ne teatrin ”Bylis” do te shfaqen plot 8 shfaqje teatrale nga trupa te ndryshme.