Gruaja nga Fieri: Mbaj 3 fëmijë invalidë, burri me probleme na dhu non

April 30, 2019

Mes skamjes dhe dhu.nës vazhdon çdo ditë jeta e një familje me 5 anëtarë në Fier. Pikërisht historia e kësaj familjeje ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Familja Troka jeton në Frakull të Fierit mes një varfërie të tejskajshme. Mimoza është nëna e 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali, të tre të sëmurë dhe trajtohen me pension invaliditeti.

Problemi më i madh që të katërt, ajo dhe tre fëmijët dhu nohen në mënyrë sistematik nga kryefamiljari pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej vitesh ai rrezikon jetën e gruas dhe të fëmijëve, i godet me mjete të forta dhe kërkon t’i dëbojë nga banesa.

Pas denoncimeve që kanë bërë e kanë shtruar disa herë në spitalin psikiatrik të Vlorës, por pas ndërhyrjeve që bëjnë familjaret e tij, vëllezërit dhe e ëma e kanë nxjerrë dhe e kanë rikthyer në banesë.

Për shkak të dhu nës dhe agresivitetit ai ka shkatërruar banesën, ka thyer dyer e dritare dhe shtëpia është bërë e pabanueshme. Mimoza kërkon ndihmë pasi nuk di si t’i mbrojë më prej bashkëshortit fëmijët e saj dhe bën apel që ata të mos bëhen viktima të dhunës së të atit. “Është shtruar në psikiatri në Vlorë dhe e ka nxjerrë i vëllai. Ndonjë ditë do na vr asë, dua të më ndihmoni”, tha gruaja në emision.

(BalkanWeb)