Kurorëzohet me sukses projekti ”Filmmaking 2019” (Video)

Uncategorized

Eshte kurorezuar me sukses nga nxenesit e shkolles artistike ”Jakov Xoxa”, projekti ”Filmmaking 2019”. Metrazhet e shkurtra që u shfaqën, u prezantuan nga nxënësit maturantë që morën pjesë në këtë projekt në sallën e koncerteve ” Maria Rafail”.

Për më shumë se një muaj, me ndihmën e pakursyer të mësuesit Artur Gjino, maturantët Klea, Panajoti, Era, Fiona, Donaldi, Justin, Dorjan, Siesta, Jonid, Eneida, Sabina, nën udhëheqjen e Gazmend Dautit,  përgatitën 4 materiale të cilat u shfaqën për të pranishmit.

Reportazh për qytetin antik të Apolonisë.

Klipi i një kënge kënduar, interpretuar, realizuar prej tyre.

Metrazh i shkurtër ” Treni nuk erdhi përsëri në stacion, këtë pranverë”

Klip promovues i shkollës.

“Kur kthej kokën të shoh si isha kur erdha kuptoj se çfarë transformimi kam pësuar – u shpreh   Gazi – falë kësaj toke pjellore që është shkolla jonë”.

Me këtë projekt ata treguan se kush përpiqet arrin te vjelë frute të punës së vet dhe u bënë thirrje më të rinjve të mos qendrojnë si ishuj të izoluar ku nuk ka tjetër veç pasivitet, mërzi e demotivim, por të përfshihen në punë ku kontakti me njeri-tjetrin shërben si nxitje, frymëzim, përvojë.

Më pas u fol për fazat e realizimit të projektit, vështirësitë, sfidat, mbështetësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *