Ndërhyrje horror dhe lot, Bare ndëshkohet me karton të kuq te Malaga (Video)

May 13, 2019

Mesfushori shqiptar që aktivizohet tek Malaga, Keidi Bare, është ndëshkuar me karton të kuq mbrëmjen e sotme, në takimin që ekipi i tij po fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Real Oviedos.

Fieraku po përpiqej të kontrollonte një top në mesfushë, por e ngriti shumë lart këmbën, duke goditur gjoksin e sulmuesit kundërshtar.

Për arbitrin nuk kishte dyshime, dhe ishte menjëherë karton i kuq. Bare u largua në lot drejt tunelit, por gjithsesi Malaga arriti të fitonte në fund takimin.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq kërë sezon për Baren, me fanellën e Malagës.

 

Burimi: http://www.panorama.com.al/video-nderhyrje-horror-dhe-lot-bare-ndeshkohet-me-karton-te-kuq-te-malaga/