Noçja e “Big Brother 1” së shpejti do bëhet nënë

May 13, 2019

Kush e ka ndjekur edicionin e parë të “Big Brother Albania ”, do na kujtohet vajza e shkathët me pseudonimin Noçja, ku emrin e saj të vërtetë e ka Najada Konomi.

Ajo ka ndarë një lajm mjaft të mirë me miqtë e saj në rrjetin social Facebook, pasi ka bërë me dije se është në pritje për t’u bërë mama për herë të parë.
Najada Konomi prej kohësh jeton në Itali, dhe është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Fationin.