Aksidenti në Fier, identifikohet viktima dhe të plagosurit

May 15, 2019

Një aksident automobilistik ndodhi sot në aksin rrugor Levan – Tepelenë në afërsi të Fierit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasi Shkëlqim Bregu. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane 35 vjeç.

Mësohet se furgoni i aksidentuar ka qenë i mbushur me bombola gazi të vogla. Kjo ka bërë që në vendngjarje të shkojë zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë: Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë, Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

 

Burimi: BalkanWeb