Ja si do të duket teatri ”Bylis” pas përfundimit të rikonstruksionit (Video)

May 15, 2019

Nga një ambient thuajse tërësisht i amortizuar, godina e teatrit “Bylis” iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë, duke bërë të mundur përmirësimin e kushteve për aktorët dhe artdashësit.

Aktualisht vazhdon puna per rikonstruksionin e ambienteve te jashtme, dhe rikonceptimin e gjithe siperfaqes perreth teatrit.

Me anen e nje video postuar ne facebook, kryebashkiaku Subashi ka treguar momente nga puna qe eshte duke u bere, dhe se si do te jete pas te perfundoje.

Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë.