Njihuni me fierakun që bën për të qeshur francezët (Video)

May 23, 2019

Në pjesën e djeshme të emisionit ”Ftesë në 5”, në Top Channel, një nga personazhet e ftuar ka qenë një mjek që ka qejf aktrimin.

Gilles Bellatre është emri i tij i artit, ndërsa të vërtetin e ka Andi Bitri. Lindur në Fier, dhe vajtur në Francë në moshën 6 vjeçare. Për hir të babait zgjodhi të studiojë mejkësi, por pasioni i tij i vërtetë është aktrimi.

Para pak kohësh Andi nisi të bënte video ku dilte vetë, ku fliste për gjërat që i pëlqenin, për shqiptarët dhe në pak kohë nisi të merrte shumë klikime Në video Andi ndërthur kulturën e një Shqiptari të rritur në Francë me mentalitetin e një shqiptari në Shqipëri.