Subashi me banorët e Buzmadh-it: Nuk mund t’i mohosh këtij populli të drejtën e votimit

June 12, 2019

Kandidati socialist per Bashkine e Fierit Armando Subashi, ka vazhduar takimet me banoret per prezantimin e programit per mandatin e ardhshem.

Gjate takimit me banoret e Buzmadhit, Hambarit, Gjonçes e Selishtes, kryebashkiaku aktual duke pare entuziasmin e banoreve eshte shprehur se:”Kemi nisur nje pune te mire e nuk do ndalim, nuk mund t’i mohosh këtij populli të drejtën e votimit”.

“Investimet në rrugë, kanale, ujësjellësa, institucione arsimore e shërbime që kemi realizuar në këto vite do të vazhdojnë të rriten në këtë 4 vjeçar të dytë, pasi sot kemi më pak borxhe të trashëguara nga ish komunat, më pak problematika se më parë dhe një praktikë pune të ngritur.” – ka vazhduar me tej Subashi