Subashi takim me banorët e Bishanit: Mandatin e ri, gjithçka në ndihmë të fermerëve

June 12, 2019

Vijon fushaten per zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati socialist per Bashkine e Fierit, Armando Subashi. Diten e djeshme ai ka zhvilluar nje takim me banoret e Bishanit, Qarrit, Martinës, Pish-Poros dhe Bashkimit.

“Entuziazmi vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, duke e bërë edhe më evident verdiktin e popullit më 30 qershor ,ndërsa ne do të vazhdojmë punën. Për mirëmbajtjen dhe shtrimin e rrugëve të fshatrave e lagjeve. Për pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse në çdo njësi administrative.

Do të bashkëpunojmë me Drejtorinë Rajonale të Kullimit për kryerjen e investimeve me penele në lumin Vjosë, me qëllim shmangien e grryerjeve dhe përmbytjeve. Nuk do ndalim për asnjë moment punen per tu ardhur ne ndihme fermereve te zones.”- ka thene nder te tjera kryebashkiaku aktuali i Bashkise Fier, Armando Subashi.