Foto e rrallë ajrore e Fierit të vitit 1936. Shihni krahasimin atëherë dhe sot

Histori

Nje foto e Fierit qe ndoshta nuk e keni pare kurre, eshte e vitit 1936 dhe eshte e bere nga nje aeroplan ushtarak. Vit ne te cilin qyteti i Fierit kishte rreth 4.000 banore dhe kishte keto lagje Pasha, Bishanak, Shkoze, Belik, Kishë, Liri dhe Kastriot. Keto dy te fundit jane edhe me te rejat qe i jane shtuar qytetit te Fierit ne ate kohe, ”Liri” ne vitin 1924, e cila u ndërtua nga tregtarët fierakë si qendër e re e aktivitetit ekonomik, dhe lagja ”Kastriot” ne vitin 1930.

Foto nga ajri e qytetit te Fierit, 1936

Ndersa po ta krahasosh me emrat e  sotem te lagjeve, pervec ”Liri” dhe Kastriot” bie ne sy se lagjet e banuara jane “Konferenca e Pezes”, “Kongresi i Permetit”, “1 Maji”, “Apollonia”, “11 Janari”.

Vitet 1930 ishin një periudhë e rëndësishme e urbanizimit të qytetit që u shoqërua me ndërtime të shumta me karakter të ndryshëm. Të kesaj periudhe janë shtëpia e Vrionëve (sot Bar “Piaza”), Gjykata e Vjetër, Prefektura, Ura me Shkallë etj.

Persa i perket numrit te popullise, qyteti i Fierit eshte gati 30 fishuar, per shkak se Fieri pas çlirimit u shnderrua ne nje qendre te madhe industriale.

Qyteti i Fierit ne ditet e sotme

 Ja dhe disa foto te qytetit te Fierit ne vitet 30-te te shekullit te kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *