Drejt finalizimit rehabilitimi i rrugës së Zhupanit

June 18, 2019

Bashkia e Fierit vazhdon investimet ne infrastrukture, ku pervec rrugeve te brendshme te qytetit, nje prioritet po i jepet edhe rrugeve te fshatrave. Prej disa ditesh ka filluar rehabilitimi i rruges se fshatit Zhupan. Tashmë banorët e kësaj zone mund të lëvizin lirshëm dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor.

Sipas informacioneve do të vazhdojnë ndërhyrjet në çdo rrugë apo sipërfaqe publike problematike si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale, për të rritur gjithnjë e më shumë cilësinë e shërbimit dhe jetës.