Subashi takim me banorët e fshatrave të Nj.A. Libofshë

June 19, 2019

Kandidati socialist per Bashkine e Fierit, Armando Subashi, ka zhvilluar nje takim me banoret e fshatrave Agim, Havaleas, Metaj, Ndërnënas, Hasturkas dhe Adriatik te Nje.A. Libofshe.

Pasi rendtiti disa nga investimet qe jane kryer ne kete zone, fokusi i Subashit u ndal te punet kryesoret qe do te behen gjate mandatit te dyte:

Rikonstruksionin e rrugës Hasturkas-Plazh me gjatësi 6 km, me qëllim zhvillimin ekonomik të zonës nëpërmjet zhvillimit të turizmit. Rikonstruksionin e Linjës së Furnizimit me Ujë të pijshëm Daullas-Agim, me qëllim përmirësimin e shërbimit, rreth 4 km me vlerë rreth 12 mln lekë. Rikonstruksionin e Unazës së Fshatit dhe rrugës së Dhamanjakëve në fshatin Metaj.

Rikonstruksionin e rrugës së Vallenjve, Furrit dhe Miço Dele në Agim, me vlerë rreth 4 mln lekë. Rikonstruksionin e rrugës së Bushenjve në Ndërnënas. Rikonstruksioni i rrugës së Zesërve në Hasturkas. Do të vazhdojmë të pastrojmë kanalet kulluese e vaditëse.