Ndahet nga jeta shkrimtari Maku Pone

July 8, 2019

Eshte ndare ditene hene dt 9 korrik 2019 nga jeta ne moshen 80 vjeçare, Maku Pone, i cilesuar nga kritika letrare edhe si ”ambasadori” i letrave te qytetit te Fierit, Por cili ishte shkrimtari, poeti, dramaturgu dhe gazetari i njohur.
Maku Pone lindi ne Fier ne 1 Mars 1939 ne nje familje te njohur per kontributin e saj ne levizjen patriotike, arsimore dhe kulturore.

Arsimin 7 vjeçar e kreu ne Pogradec dhe Tirane, ndersa ate mesem ne qytetin e Shkodres.ndersa studimet e larta i kreu ne vitet 1957-1961 ne Moske per inxhinjeri nafte.
Maku Pone e nisi rrugen e letersise ne fushene poezise, ku vjershat e para ai nisi t’i botoje qysh ne fillim te viteve 1950 ne gazetat dhe revistat per pionere e te rinj. Vellimin e pare poetik te titulluar: “Kur buzeqeshin shoket” e botoi ne vitin 1969. Pas tij erdhen te tjere libra si: “Yje mbi bar” 1973, “Ne brazdat e kesaj toke” 1975, “Lulezim” 1982.

Gjithashtu ne keto vite ai botoi edhe librat e letersise per femije si: “Na therret trumpeta”, “Postieri yne”, “Ne jemi gjeologe”, “Pushimet dimerore”, “Naftetaret e vegjel”, te cilet u priten mire nga kritika dhe lexuesit e vegjel. Po ne kete periudhe Maku Pone provon edhe sfida te tjera ne fushen e letersise siç ishin: proza e gjate dhe dramaturgjia. Ketyre gjinive ai I kushtoi novelen “Shtepia midis molleve” dhe romanin “Trendafilat e mesnates”.

Pas nje periudhe dhjeteveçare pune ne nafte ne vitin 1971. Maku Pone, do te shkeputet per te punuar ne ne fushene e arsimit dhe kultures, Fillimisht si drejtor I shkolles se mesme te bashkuar ne Patos, dhe me pas ne vitet 1974-1975 si kryeredaktor ne gazeten lokale “Draper dhe Çekan”, ku u dallua per stilin e tij origjinal ne reportazhe, analiza, fejtone, poezi, tregime, etj.me pas ne vitet 1983-1992 M. Pone nisi punen si libretist ne teatrin Bylis, ku shkroi dhe vuri ne skene dhjete drama. Te tilla ishin “Shperthimi”, “Fundi i sinoreve”, “Asgje nuk harrohet”, “Atje ne Ebro”, “Nate e pagjume”, “Udhe e mbare”, “Shoke e vite”, “Dosja 63”, “Shqetesimet e nje mjeku”, “Nje vajze e fyer”. Disa prej ketyre veprave skenike u vune ne skene nga Teatri Kombetar ne Tirane, teatro te tjera te vendit, si dhe u radiodramatizuan ne Radio Tirana.

Letersine e vijoi edhe me nderrimin e sistemeve ne vitet 90, ku u shfaq serish perpara publikuar me disa vellime poetike si: “Ne portat e ererave”, “Gjaku I verdhe”, “Lulediellit”, “Debora e Orientit”, qe u priten mire nga lexuesi kritika dhe media.
Ne vitet 2000 Maku Ponen e gjejme si gazetar ne imedian elektronike ne ekranin e televizionit rajonal Apolon, duke dhene perseri kontributine tij njerezor dhe intelektual..
Nderkohe qe me forcen e pasioni dhe kembenguljen qe e karakterizonte shkroi edhe nje sere veprash. Te tilla ishin librat me poezi: ”Trilogjine poetike” “Qiparisat e muzgut”, “Muzikë dimri”, “Një kafe me gurin”, Në kërkim të fytyrës, “Dritësi e terr”, “Zjarr i hidhur”, si dhe romanin “Motër e vëlla” dhe vellimin me tregime dhe “Balona me bedena”
Maku Pone ka lene nje trashegimni letrare te konsiderushme duke botuar 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra per femije.