NJE VIT DREJTIMI NDRYSHE (Nga A. Velo)

Qershor ne ditet e fundit me oren drejt 12-es .

As dritaret ,as dyert e hapura nuk e pengojne te nxehtin te na kujtoje se tashme (me te drejte) pushteti i takon atij . Jemi duke plotesuar shenimet e fundvitit dhe cdo mesues/e perpiqet te zgjedhe per secilin nxenes fjalet qe e pershkruajne me se miri, per t’i dhene seicilit ate qe meriton ,e mbase pak vetbesim per tu permiresuar ne vitet e tjera te shkollimit .

Qetesia trazohet nga nje pershendetje e ngrohte :

  • Miredita , mesuese !

Drejtoresha e shkolles “ Jani Bakalli “, mesuesja e Letrsise Majlinda Hykaj , gjen nje moment te tille si ky , mesditen e nje dite te nxehte qershori, per te pershendetur koleget ,kur fare mire mund te pushonte, per shkak te mbingarkeses qe i eshte dashur te perballoje keto dy javet e fundit te punes .

E qete ,me hapin e ajert , drejtoreshe Majlinda hyri ka gati nje vit te plote qe i qendron shkolles ne kembe. Ngadale , por pa u ndalur , me vullnetin e njeriut punetor e fjalepak , Majlinda po vendos ne shkollen e lagjes “ 1 MAJ “ , ne lagjen e vjeter “Shkoze “, bazat e nje kulture drejtimi ndryshe .

Sipas nje profesori shume te njohur ne pedagogji per nje filozofi thellesisht te pergjegjshme edukimi , Leo Buscaglia , te edukosh do te thote te udheheqesh , madje me shembullin tend personal , pa klishe , e sidomos pa detyrim .

Nisur qe ketu , veshtire te mos e shohesh Majlinden si pjese e kesaj mendesie gjeresisht te pranuar ne bote qe prej afro nje shekulli , edhe per drejtimin e nje institucioni me qellim paresor pikerisht edukimin e brezave .

Edukimi nuk nis e nuk mbaron as ne shkolle , e as ne pune. Edukim vazhdon gjate gjithe jetes.

Duhet te pranojme se shoqerise shqiptare i mungon (nder te tjera) pikeveshtrimi sipas konceptit “ edukimit te paperfunduar”.

Marredhenien e pare institucionale drejtoreshe e re e vendosi me vet ndertesen .

Fale perpjekjeve te saj personale , perfshirjes me zgjuarsi dhe strategji te nxenesve me sjellje rrebele e pak me shume impulsive se duhet , shkolla pret me thjeshtesi femijet nga cikli parashkollor dhe deri ne klasen e nente ne nje ambjent ndryshe , me gjelberim te shtuar , me mure ngrohtesisht ftues drejt te nxenit . Sigurisht , ka nxitur dhe mbeshtetur ide te mesueseve te shkolles gjithashtu , duke hedhur hapin e pare drejt nje viti ndryshe ne shume aspekte .

Koha e mire duket qe ne mengjes , e shkolla e mire duket qe ne hyrje. Nderhyrja dhe kembengulja e Majlindes , beri qe shkolla te perfundonte dhe rrethimin e jashtem,mungesa e te cilit shkaktonte jo vetem vrarje estetike te syrit , por edhe shqetesime te tipit deri ne mungese respekti ndaj institucionit.

Mbase per here te pare , shkolla ka nje pyll te vogel ne prespektive , per te cilin si nismetare dhe pa ia kerkuar kujt si nder a detyrim , kujdeset vet Majlnda.

Ura e vertet lidhese mes Majlindes drejtuese dhe Majlindes njeri ,mbetet pa dyshim ,komunikimi me koleget . Per te gjithe mesuesit te vjeter e te rinj , Majlinda ka ofruar respektin e nevojshem , larg modelit aq te pelqyer te fletrrufeve dhe lavderimeve , tipike te nje shoqerie ne kerkim te identitetit si kjo jona.

Eshte e thjeshte te thuash se cfare mendon dhe te marresh persiper te besh ndryshe . Sepse e di se do te degjohesh dhe do te mbeshtetesh . Jane aktivitetet cilesore qe jane bere kete vit , te cilat flasin per kete lirshmeri duke filluar nga aktivitetet letraro -artistike qe prej tetorit dhe ne vazhdimesi , duke kulmuar me 40 vjetorin e shkolles .

Ky aktivitet mund te quhej ndryshe dhe aktivitet i nderimit te parardhesve , ndaj punes dhe perkushtimit te tyre . Arsimi , asnjehere nuk ka qene nje zgjidhje e lehte dhe mbase mesuesit e te gjitha brezave kane nevoje te vleresojne ne rradhe te pare njeri-tjetrin .

Kemi fatin qe punojme me breza te rinj , mendjet e te cileve eten per modele sociale frymezuese , zemrat i kane akoma te paprekura nga shtremberimi i ndjesive. Dhe zgjedhin pikerisht me zemer .

Dhe kane zgjedhur qe drejtoresha e shkolles se tyre , duhet te jete e pranishme ne aktivitete qe ata organizojne me deshire dhe pergjegjesi , si per te perforcuar ate cfare dihet: Femijet jane si pasqyra , ata te tregojne se kush je .

Ka ditur tua ngrohe zemrat . Disa nga ata shohin te Majlinda dhe mesuesit/mesuese pikerisht modelet qe iu mungojne ne perrethesi dhe madje ne familjet e tyre .

Ne se ata e ndiejne se kane sjelle dicka ndryshe nga rutina , nje loje te bukur me role , nje pjese te vogel teatrale , nje projekt ndryshe , pyetja dhe kerkesa me e zakonshme eshte qe drejtoresha te jete e pranishme . Cdo hap i vecante, sado i vogel i hedhur nga nxenesit, ia vlen te shihet me entuziazem . Detyra e shkolles eshte te krijoje vetbesim te brezat .

Dhe kur nje drejtuese gjen menyren per te qene e pranishme ne sukseset e vogla te nxenesve , atehere i frymezon ata te kerkojne me shume . Jane akoma duke kerkuar identitetin dhe duke formuar shprehi pune ne sherbim te se ardhmes . Drejtoreshe Majlinda ka ardhur ne klasat e tyre si me porosi .

Per te qene modeli me i mire mbeshtetes, keshilluese nga me te afertat , dhe ne raste te vecanta , shoqja me e besuar . Te gjitha bashke te nje person i vetem . Per mesuesit dhe nxenesit filluan pushimet ,por per drejtoreshen akoma jo.

Ajo e di qe ka akoma shume per te bere ,qe ne shtator shkolla te jete gati.