Apolonia, arrihet akordi me 5 futbollistë

Sport

Duket si stonaturë së jashtmi, pas lakimit të disa emrave në një moment të caktuar dhe pastaj u platit gjithçka në pistën e afrimeve tek Apolonia. Vetëm largimet janë të konfirmuara, asnjë përforcim zyrtar. Kjo është pjesa e dukshme, pasi fierakët vijojnë në projektin e tyre për përforcimin e skuadrës me lojtarët që i duhen trajnerit Mërgjyshi.

Nëse Mehmeti zgjodhi Kastriotin, Apolonia ka arritur akordin dhe është gati të firmosë me Jurgen Voglin, qendërmbrojtësin e Egnatias, mesfushorin beratas Gelando Sharavolli, mesfushorin e Besës Alked Çelhaka dhe mbrojtësin e djathtë të Dinamos, Marlind Nuriu.

Po ashtu, dinamoviti tjetër, 20-vjeçari Jurgen Vrapi, që ka luajtur edhe për Tiranën, është bërë pjesë e projektit të Apolonisë.

Zyrtarizimet e këtyre lojtarëve mbeten thjesht formalitet, ndërkohë që nga Ekuadori pritet të vijnë deri më 18 korrik, kur nis faza përgatitore, 4 futbollistët e evidentuar nga menaxherët e klubit. Priten edhe 3 brazilianë, 1 nigerian dhe 2 serbo-boshnjakë, që do të testohen nga trajneri Mërgjyshi.

Bujar Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *