FUTBOLL / Apolonia shpallet kampione e Shqiperise per U15 (VIDEO)

July 10, 2019

Ndonese kishin perballe dy ekipet me te forta, asnje surprize nuk ka ndodhur ne ndeshjet finale te kampionatit kombetar te futbollit per U15. Djemte fierake te drejtuar nga trajneri Bledar Borova, kane permbushur misionin e tyre duke u shpallur Kampion te Shqiperise.

Ne triangolaren e zhvilluar diten e djeshme ne Kamze, Apolonia ka arritur ti fitoje te dyja ndeshjet me rezultatin e paster 2-0. Ne takimin e pare, djemte e talentuar fierake kane fituar ndaj Pepes se Elbasanit, me gola te shenuar nga Laskaj dhe Dimo.

Ndersa ne takimin tjeter, kane triumfuar ndaj ekipit te Shkodres me dygoleshin e Kacanollit.

Pepa arriti ne keto ndeshje finale duke eliminuar Skenderbeun e Korces, ndersa Shkodra fitoi ndaj Studentit te Tiranes.

Nje sukeses mese i merituar i djemve te Apolonise, te cilet nuk e kane vene kurre ne dyshim synimin per tu shpallur kampion, ndonese ne rrugen e tyre jane ndeshur me ekipe te tilla, si Flamurtari, Lushnja, Durresi, Pepa e Shkodra.