Ja ku po e kalon muajin e mjaltit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij (Foto)

July 10, 2019

Ndonese u kurorezuan ne 1 Qershor, vetem diten e djeshme aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira kanë nisur muajin e mjaltit.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ata kanë treguar se janë duke i shijuar në maksimum këto ditë pushimi dhe po i shfrytëzojnë për kaluar disa momente në çift larg angazhimeve profesionale.

Dyshja nuk e ka treguar ende emrin e destinacionit ku po pushonin, megjithatë  pas një kërkimi në internet mesohet se ata po qëndrojnë në Turqi në pallatin gjigant të “Titanic Mardan”.


Një natë qëndrimi tek një prej dhomave çift kushton 442 euro dhe mundësitë që të ofron vendi janë të mjaftueshme për të kaluar pushimet e ëndrrave.

I pyetur nga ‘Iconstyle’, Gazi zbuloi se muaji i mjaltit të tyre do të zgjasë 1 javë dhe më pas do të kthehen në Shqipëri për të vazhduar angazhimet profesionale.